Kompleksi luksoz u shit si rezistent por në këmbë mbeti vetëm tabela ku reklamohej

  • A.P /
  • 20 February 2023 - 19:18
Kompleksi luksoz u shit si rezistent por në këmbë mbeti vetëm tabela ku reklamohej

Një kompleks luksoz banimi në lagjen Antakya në Hatay u rrafshua i gjithi nga tërmetet që goditën Turqinë të hënën e 6 shkurtit, duke shkaktuar dhjetëra mijëra viktima e të plagosur.

Godinat në kompleksin “Altinpark” ishin nxjerrë në shitje si banesa luksoze dhe tepër rezistente ndaj lëkundjeve sizmike. Por që të katër blloqet e banimit që ishin ndërtuar u shkatërruan plotësisht, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E vetmja gjë që mbeti në këmbë ishte pikërisht tabela e promovimit të bllokut si rezistent ndaj tërmeteve.

Fatmirësisht, duke qenë se kompleksi nuk kishte përfunduar ende, në të nuk pati asnjë viktimë apo person të plagosur.

(Kosova Sot Online)