Hoxha tregon detaje nga ekspertiza e Astrit Deharit

  • A.P /
  • 20 February 2023 - 19:34
Hoxha tregon detaje nga ekspertiza e Astrit Deharit

Rasti Dehari është rikthyer përsëri në vëmendje me zhdukjen e provave në laboratorin e institutit të mjekësisë Ligjore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi në një konferencë për media tha se për zhdukjen e provave kanë informacione kryeministri Kurti dhe ministrja Haxhiu.

E ish-kryeprokurori i prokurorisë themelore në Prizren, Sylë Hoxha në një deklaratë në Direkt, ka thënë se sipas ekspertizës, Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje.

“Ekspertizat e kryera jashtë e kanë dëshmuar rastin. Ekspertizat e kryera në Kosovë kanë dëshmuar që nuk është fjala për vrasje por për vetëvrasje, ‘asfiksi’ sic është quajtur ekspertët mjeko-ligjor”, ka thënë Sylë Hoxha.


Ai ka shtuar gjithashtu se rasti është politizuar shumë nga ana e Vetëvendosjes.

(Kosova Sot Online)