U vra aksidentalisht gjatë sherrit në një lokal, Pëllumb Islami është 40-vjeçari që mbeti i vrarë

  • E.K /
  • 22 February 2023 - 15:22
U vra aksidentalisht gjatë sherrit në një lokal, Pëllumb Islami është 40-vjeçari që mbeti i vrarë

Pëllumb Islami është 40-vjeçari që mbeti i vrarë aksidentalisht dje në një lokal në Athinë, përcjell “Kosova Sot Online”

Shkak u bë një sherr mes disa personave të tjerë në lokal që sipas dëshmitarëve ishin gjithashtu shqiptarë.

Viktima ishte duke parë një ndeshje futbolli në lokal, kur pas një përleshje të dy grupeve rivale të disa shqiptarëve, mbeti i vrarë me armë zjarri.

(Kosova Sot Online)