Aksidenti tragjik në rrugën Ferizaj-Shtime, shoferi i njërës veturë humbi kontrollin dhe goditi dy vetura tjera, policia jep detaje

  • E.K /
  • 23 February 2023 - 08:54
Aksidenti tragjik në rrugën Ferizaj-Shtime, shoferi i njërës veturë humbi kontrollin dhe goditi dy vetura tjera, policia jep detaje

Mbrëmë në rrugën Ferizaj-Shtime ka ndodhur një aksident tragjik, ku katër persona kanë humbur jetën, raporton “Kosova Sot Online”.

Sipas Policisë, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur shoferi i njërës nga veturat për arsye deri më tani të pa njohura, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka goditur dy veturat tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona të tjerë të cilët janë dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave me targa vendore, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat për arsye deri më tani të pa njohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt. Nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se tre viktima meshkuj kosovarë janë pa shenja jete, ndërsa tre të lënduar tjerë janë dërguar në emergjencën e Ferizajt, ku më pas ka ndërruar jetë edhe viktima e katërt mashkull kosovar ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e sotëm të policisë.

(Kosova Sot Online)