Shtatzëna që u aksidentua dje në rrugën Ferizaj-Shtime, " Ajo ka marrur lëndime të rënda dhe serioze"

  • E.K /
  • 23 February 2023 - 10:50
Shtatzëna që u aksidentua dje në rrugën Ferizaj-Shtime,

Në rrugën Shtime - Ferizaj, dje ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku katër persona kanë mbetur të vdekur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurse, dy të tjerë janë dërguar në Emergjencë për shkak të lëndimeve të marra.

Një grua 27-vjeçare është duke marrur trajtim mjekësor në QKUK, e cila është shtatzënë në javën e 22-të.

Shefi i Intensivës, Shaqir Uka, tha se gruaja ka marrur lëndime të rënda dhe serioze, ndërsa foshnja për momentin është e mirë.

“Te Mjekimi Intensiv Qendror ka ardhë vetëm një prej të mbijetuarve. Është një paciente femër 27-vjeçare, shtatzënë 22 javësh. Ajo ka lëndime traumatike në regjionin e kokës më të lehta, regjionin e gjoksit, në regjionin e ekstremiteteve të sipërme dhe të poshtme, lëndime të rënda, lëndime serioze, të cilat para ekzaminimit dhe trajtimit në qendrën emergjente vazhdojnë të monitorohen në Intensivë. Foshnja për momentin është mirë, sipas ekzaminimeve nga gjinekologu, është mirë”, tha Uka.

(Kosova Sot Online)