Afera Rama - McGonigal, debate në Kuvend. Boçi: Rama thikë pas shpine SHBA-së

  • E.K /
  • 23 February 2023 - 14:00
Afera Rama - McGonigal, debate në Kuvend. Boçi: Rama thikë pas shpine SHBA-së

Nisi me debate seanca e radhës parlamentare, ku deputetë e opozitës, kërkuan njëzëri ngritjen e komisionit hetimor dhe mocionin e debatit me Kryeministrin për aferën Rama-Mcgonigal. Deputeti Luçiano Boçi u shpreh se Rama korruptoi agjentin e FBI duke cenuar sigurinë kombëtare të SHBA.

Përballë kësaj kërkese, deputetë të mazhorancës kanë bërë ironi dhe ofendime ndaj kolegëve të opozitës. Gjatë debateve, deputetët e Partisë Demokratike kanë renditur disa nga shkeljet që Lindita Nikolla i ka bërë rregullores së Kuvendit si drejtuese e seancës. Gjithashtu, një tjetër pikë debati ishte dhe ajo për punonjësit e Gardës, ku sipas opozitës, prania e tyre në sallën e Kuvendit është në shkelje të ligjit.

(Kosova Sot Online)