Murati: Ja sa familje kanë përfituar nga subvencionimi i faturave të rrymës

  • A.P /
  • 23 February 2023 - 16:52
Murati: Ja sa familje kanë përfituar nga subvencionimi i faturave të rrymës

Kemi procesuar pagesën e subvencionit edhe për muajin janar për të gjitha familjet që kanë kursyer energjinë elektrike, ka deklaruar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Murati ka thënë se ”shumë familje kanë paguar më pak se kurdoherë për faturat e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit“.

”Janë 174, 642 familje që këtë janar kanë shpenzuar më pak sesa janari 2022, dhe kanë përfituar nga subvencioni“, ka thënë Murati.Ai i ka pyetur qytetarët “sa keni kursyer ju“.

(Kosova Sot Online)