
Krasniqi: Gjermania, Franca, Italia e Britania ishin kundër futjes së Kosovës në agjendën e KiE

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, vlerësoi se heqja e Kosovës nga agjenda e Këshillit të Evropës ndodhi për shkak se sipas saj Qeveria Kurti nuk është koordinuar me shtetet mike të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Derisa përmendi emrat e shteteve të cilat kanë hequr Kosovën nga agjenda.
Krasniqi po ashtu tha se pret që Kosova të ketë aplikim në organizata ndërkombëtare.
“Unë pres që Kosova të ketë aplikim në organizata ndërkombëtare, kemi parë edhe aplikimin në Këshillin e Evropës, e që i cili u hoq nga agjenda nga shtetet mike të Kosovës. Pra, Gjermania, Franca, Italia dhe Britania. Kjo për shkak se Qeveria nuk është koordinuar me këto shtete për aplikimin në Këshillin e Evropës. Nuk domethënë që është sukses vetëm aplikimi, mirëpo siç duket Qeveria nuk është koordinuar me shtetet mike të Kosovës. Po të ishte koordinuar me to nuk do hiqej nga agjenda. Prandaj, të gjitha proceset integruese janë të ndërlidhura me procesin e dialogut”, potencoi Krasniqi.
(Kosova Sot Online)