Të shtëna me armë afër pikë kontrollit të Policisë në Zveçan, gjenden nëntë gëzhoja të armës së gjatë

  • E.K /
  • 24 February 2023 - 10:22
Të shtëna me armë afër pikë kontrollit të Policisë në Zveçan, gjenden nëntë gëzhoja të armës së gjatë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në orët e vona, njësiti policor në Zveçan ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi/distancë ku ishin duke qëndruar në pikë kontrolli, shkuan “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur nëntë gëzhoja të armës së gjatë.

“Njësiti policor ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi/distancë ku ishin duke qëndruar në pikë kontrolli. Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur nëntë gëzhoja të armës së gjatë, por nuk kanë hasur ndonjë person të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

(Kosova Sot Online)