Përplasi 3 makina dhe iku, arrestohet 24 vjeçari

  • E.K /
  • 24 February 2023 - 14:13
Përplasi 3 makina dhe iku, arrestohet 24 vjeçari

Policia në Tiranë ka arrestuar një 24 vjeçar, pasi dje në mbrëmje duke drejtuar automjetin e tij ka goditur 3 makina të tjera duke shkaktuar katër të plagosur, shkruan “Kosova Sot Online”.

Mbrëmjen e të enjtes, policia tha se shoferi që shkaktoi aksidentin kishte ikur nga vendngjarja, ndërsa është vënë arrestuar disa orë më pas.

Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin:

A. Q., 24 vjeç, banues në Has, Kukës, pasi duke drejtuar automjetin, te ‘Komuna e Parisit’, ka goditur 3 automjete të tjera.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar 3 drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

(Kosova Sot Online)