40 vite burg për 4 të akuzuarit që dhunuan 11 vjeçaren nga Kosova

  • A.P /
  • 24 February 2023 - 16:07
40 vite burg për 4 të akuzuarit që dhunuan 11 vjeçaren nga Kosova

Aktgjykimin në rastin ndaj 11 vjeçares, Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur ka shpallur sot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Gjykata ka bërë rikualifikimin e veprave penale dhe ndarjen e dispozitiveve për të përcaktuar përgjegjësinë penale për secilin nga personat e dyshuar. 

Gjykata nuk ka gjetur që e dëmtuara të ketë qenë e trafikuar apo viktimë e vepres penale të trafikimit me njerëz.

I akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vjetëve, në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

I mituri XH.S është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe për veprën penale – Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë (8) viteve.

I mituri G.R është shpallur fajtor për veprat penale Dhunimi, Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi dhe veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Dhunimi dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej nëntë (9) viteve.


I mituri G.J është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe veprën penale – Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë (8) viteve.

I akuzuari SH.K është liruar për veprën penale Shërbime Seksuale të viktimës së trafikimit.

Vetura e përdorur dhe telefonat e përdorur janë konfiskuar, ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko civil.

(Kosova Sot Online)