
Guerot: Kosova ka arsye për të qenë optimiste, meqë ky dialog sjell mundësi

Për propozimin franko-gjerman dhe për përfitimet që dalin nga një marrëveshje e tillë kur s’përfshihet marrja e njohjeve nga pesëshja e BE-së, s’qartësohet as anëtarësimi eventual në NATO, ka folur ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Guerot thotë se Kosova ka arsye për të qenë optimiste, meqë ky dialog sipas diplomatit francez sjell mundësi nëse Kosova dhe Serbia dijnë t’i shfrytëzojnë.
“Përkundrazi, mendoj se ka arsye për të qenë optimist. Optimist i arsyeshëm, por gjithsesi optimist. Dialogu ofron mundësi, nëse secili prej dy vendeve di t’i shfrytëzojë ato, kjo mund të krijojë perspektiva të reja. Por, edhe për arsye të dinamizmit specifik për Kosovën, popullsinë e saj të re dhe plot frymë ndërmarrësie dhe potencialin e saj. Në vitin 1999 dhe më pas në vitin 2008 Franca ishte në anën e Kosovës. Ajo është ende dhe është e gatshme ta shoqërojë në rrugën drejt integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik”, ka potencuar Guerot.
(Kosova Sot Online)