Nxënëset shqiptare përleshen sikur në filma aksion pranë shkollës

  • A.P /
  • 24 February 2023 - 16:27
Nxënëset shqiptare përleshen sikur në filma aksion pranë shkollës

Një grup vajzash adoleshente që konfliktohen fizikisht mes tyre pranë ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë po bëjnë xhiron e rrjetit.

Nga pamjet dallohet që disa prej vajzave shtrijnë në tokë dhe dhunojnë bashkëmoshataren e tyre, ndërsa dëgjohen duke përdorur një fjalor banal, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i këtij konflikti, por pamjet janë komentuar me shqetësim në rrjet për degradimin e brezit të ri që po rritet. Kjo video krahas dhunës që po përhapet në mjedise të përbashkëta tregon dhe nivelin e lartë të bullizmit në shkolla.

(Kosova Sot Online)