Shoferi i veturës humb kontrollin dhe del nga rruga, vdes bashkëshortja e tij 61 vjeçare

  • E.K /
  • 25 February 2023 - 16:33
Shoferi i veturës humb kontrollin dhe del nga rruga, vdes bashkëshortja e tij 61 vjeçare

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Krumë -Kukës, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka bërë me dije se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën bashkëshortja e tij 61 vjeçare, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.

Kurse, rasti është duke u hetuar rreth shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 25.02.2023, në aksin rrugor Krumë -Kukës, në vendin e quajtur “Qaf Tobli”, shtetasi Z. S., duke drejtuar automjetit tip “Volksëagen Passat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën bashkëshortja e tij, shtetasja F. S., 61 vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(Kosova Sot Online)