Aksident - Rrëzohet kamioni, plagoset i moshuari

  • E.K /
  • 27 February 2023 - 14:10
Aksident - Rrëzohet kamioni, plagoset i moshuari

Një tjetër aksident trafiku ka ndodhur në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”, ku mësohet se një kamion ka dalë nga rruga pasi drejtuesi i automjetit humbi kontrollin, shkruan “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, nga ky aksident është lënduar shoferi 59-vjeçar i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”, në fshatin Pishkash, shtetasi A. S., 59 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin (kamion), ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident është dëmtuar 59-vjeçari i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

(Kosova Sot Online)