
Eurodeputeti austriak: Është koha për një marrëveshje që hap rrugën e pajtimit, njohjes, paqes mes Kosovës dhe Serbisë

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka thënë se është koha për një marrëveshje që hap rrugën e pajtimit, të njohjes dhe një të ardhme me paqe mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Pas 15 vjetësh të pavarësisë së Kosovës, pas 1 viti të telasheve të Serbisë me lirinë dhe paqen që u zbulua globalisht, është koha për një marrëveshje që të hapë rrugën për pajtim, njohje dhe një të ardhme në paqe dhe prosperitet”, ka shkruar Mandl.
Sot Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut mes dy vendeve të lehtësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel.
(Kosova Sot Online)