Policët malazez ushtruan dhunë mbi ish-zyrtarin Petraq Milo, Abazoviç: Më vjen keq, i kam kërkuar falje profesorit

  • E.K /
  • 27 February 2023 - 15:04
Policët malazez ushtruan dhunë mbi ish-zyrtarin Petraq Milo, Abazoviç: Më vjen keq, i kam kërkuar falje profesorit

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, sot ka folur për dhunën e ushtruar nga policët malazez ndaj ish-zyrtarit Petraq Milo, në kufirin e Shqipërisë e Malit të Zi para disa ditëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Abazoviç i ka kërkuar falje publikisht profesorit Petraq Milo, duke shprehur keqardhjen për këtë rast të ndodhur.

Tutje, ai ka thënë se këto pamje nuk kanë për tu përsëritur më.

“Më vjen keq që ka ndodhur ky incident, i kam kërkuar falje profesorit. Kushdo që vjen në Mal të Zi është mëse i mirë se ardhur, nuk kam qejf që të politizohet kjo çështje, ka të bëjë me një moment që ka qenë katastrofal, e ftoj profesorin të vij. Atë ditë kur ka ndodhur ky incident dhe çdo ditë me mijëra njerëz kalojnë kufirin pa kurrëfarë problemi. Ata njerëz që kanë përgjegjësi për çka ka dodhur, do të dënohen, ne ligjn do ta zbatojmë. Profesori nuk e ka prishur radhën, mirëpo ka ndodhur se është bërë viktimë e tërë këtij incidenti, mua më vjen shumë keq. Ato pamje nuk kanë për t’u përsëritur”, deklaroi Abazoviç.

(Kosova Sot Online)