Rama: Marrëveshja e bazuar në planin franko-gjerman është më e mira gjë që ka qenë ndonjëherë

  • E.K /
  • 27 February 2023 - 15:21
Rama: Marrëveshja e bazuar në planin franko-gjerman është më e mira gjë që ka qenë ndonjëherë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka japur mendimin e tij rreth zhvillimet e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama vlerësoi planin franko gjerman të propozuar si ndër më të mirët për dialogun.

Rama ka shtuar se respekton sovranitetin e të dyja vendeve për të vendosur.

“Nuk ka asnjë rrugë tjetër, çdo rrugë tjetër është iluzion që i krijohet popullit për politikë, për vota, për luftëra të brendshme, por që nuk ka lidhje me të ardhmen dhe unë dua shumë që të shpresoj dhe jam me gjithë zemër dhe mendje i angazhuar që lutem që çështja mes Serbisë dhe Kosovës të hyjë në rrugën e një dialogu pa kthim dhe më shpejt sesa vonë të jetë një çështje e të dyja vendeve dhe të mos jetë nevoja që superfuqitë t’i marrin përveshi sa herë që grinden në oborrin pas shkollës.

“Mendoj që marrëveshja e bazuar në planin franko-gjerman është më e mira gjë që ka qenë ndonjëherë në tavolinë, por ky është thjesht një opinion. Respektoj sovranitetin e të dy palëve për të vendosur. Është e pashmangshme që Shqipëria të jemi në krah të qeverisë së Kosovës, që iu uroj me gjithë zemër kthjellësi dhe vendosshmëri dhe sukses.”, tha Rama.

(Kosova Sot Online)