
Detaje nga takimi i Vuçiqit me Borrellin dhe Lajçakun

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe emisari Miroslav Lajçak, pritën në takim edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, pas përfundimit të takimit me kryeministrin Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Takimi me Vuçiqin ka nisur para pak minutash, ndërkaq pas orës 17:00, pritet që të nisë takimi Kurti – Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Borrell dhe Lajçak.
Pas takimeve, Borrell do të dalë në një konferencë për media.
(Kosova Sot Online)