Ky është mesazhi i Vuçiqit

  • A.P /
  • 27 February 2023 - 18:37
Ky është mesazhi i Vuçiqit

Vuçiq ka dërguar një mesazh për popullin serb, pak para nisjes së takimit trepalësh në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit Aleksandar Vuçiq si dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell si ndërmjetësues, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vuçiq, në mesazhin e tij në rrjete sociale, ka falënderuar të gjithë ata që i besojnë lidershipit të tij.

“Faleminderit të gjithëve që i besojnë lidershipit të shtetit të tyre dhe që besojnë ne do ta bëjmë më të mirën për shtetin tonë”, ka shkruar presidenti serb, transmeton Gazeta Express.

Takimi trepalësh ka filluar në ora 17:00.


Pas takimit të përbashkët, pritet një konferencë për media nga kryediplomati i BE-së.

(Kosova Sot Online)