Dodiku: Kosova është çështja më e rëndësishme territoriale për Serbinë

  • A.P /
  • 28 February 2023 - 18:40
Dodiku: Kosova është çështja më e rëndësishme territoriale për Serbinë

Për Serbinë çështja më e rëndësishme territoriale është Kosova, ndërsa Republika Srpska është çështja më e rëndësishme kombëtare e Serbisë, ka theksuar presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai shtoi se Republika Srpska nuk ka ndërmend të ndërhyjë në jetën politike të Serbisë, por se synon t’i imponojë asaj një narrativë.

Dodik hodhi poshtë çdo mundësi të një krahasimi midis Republika Srpska dhe Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, duke shtuar se pala shqiptare po e përdor atë për të përmirësuar pozicionet e saj negociuese dhe se “ai virus u kap në Sarajevë”, shkruajnë mediat serbe.

“AKS ka kuptim vetëm nëse ka funksione ekzekutive, nëse është vetëm një guaskë, atëherë është një histori e pamundur, një blof dhe një truk i Perëndimit. Nëse ata tashmë pretendojnë se Asociacioni duhet të krijohet, pse nuk e kanë bërë ua imponojnë autoriteteve të Prishtinës, sepse dihet që shtetet perëndimore i sundojnë proceset në Kosovë”, tha Dodik.

Sipas tij, RS ka pikëpamje të qarta politike dhe i përgjigjet menjëherë të gjitha sfidave me të cilat përballet.

“Unë e pranoj se ne hedhim poshtë disa zgjidhje paraprakisht edhe përpara se të fillojnë të negociohen, sepse ata që i imponojnë këto çështje, sapo të fillojnë negociatat, e marrin si të dhënë. Perëndimi nuk respekton më ligjin ndërkombëtar”, tha Dodik .

Ai shtoi se është i gatshëm të refuzojë çdo pyetje që shtrohet në tryezë, pasi siç tha ai “vetëm një sjellje e tillë është efektive”.

“Nuk është mirë të bëjmë zgjidhje përfundimtare, duhet të presim zhvillimin e situatës globale dhe pastaj të mendojmë se cili është interesi kombëtar”, tha Dodik, duke shtuar se duhet “rikthimi i pozitës së negociatorëve të barabartë, jo ekzekutuesve të urdhrave nga jashtë”.

(Kosova Sot Online)