Hoti: Dialogu Kosovë-Serbi ka degraduar

  • A P /
  • 28 February 2023 - 19:42
Hoti: Dialogu Kosovë-Serbi ka degraduar

Dialogu Kosovë-Serbi ka degraduar, ka theksuar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, nga mundësia për nënshkrim të marrëveshjes finale me njohje reciproke në Shtëpi të Bardhë apo cilëndo qendër të shteteve të Quintit, dialogu ka ardhur në Shkup dhe diskutohet për datat e Asociacionit.

“Çfarë degradimi!”, shkruan Hoti.

“Nga mundësia për nënshkrim të marrëveshjes finale për njohje reciproke në Shtëpinë e Bardhë apo në qendrat e tjera të Quintit, dialogu ka përfunduar në Shkup dhe atë për të diskutuar datën dhe detajet e zbatimit të asociacionit.”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)