Kjo është arsyeja sipas Kurtit se pse Borell e zgjodhi Maqedoninë e Veriut për takimin e radhës të dialogut Kosovë-Serbi

  • E.K /
  • 01 March 2023 - 13:18
Kjo është arsyeja sipas Kurtit se pse Borell e zgjodhi Maqedoninë e Veriut për takimin e radhës të dialogut Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për arsyen se pse mendon që shefi i Bashkimit për Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell e ka zgjedhur Maqedoninë e Veriut si vend për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti përmendi Kumanovën si vendin ku u nënshkrua kapitullimi i Jugosllavisë së Millosheviqit dhe mendon që këto elemente simbolike kanë ndikuar në përzgjedhjen që e ka bërë Borrelli.

“Mos të harrojmë që më 9 qershor të vitit 1999 në Kumanovë ishte nënshkruar kapitullimi i Jugosllavisë së Millosheviqit dhe së hyrjes së forcave të NATO’s në Kosovë mendoj që këto elemente simbolike kanë qenë të rëndësishme për Josep Borrell që të na ftojnë këtu për takimin e radhës të nivelit të lartë”, ka thënë Kurti.

“Shkupi është qyteti i madh më i afërt me Prishtinën, po ashtu mendoj që ka impakt të madh në rajonin në kuptim që Maqedonia e Veriut është një vend i cili avancon në kontekst të demokracisë, sundimit të ligjit dhe në kontekst të integrimeve evropiane. Republika e Kosovës zë vendin e 84 nga 180 veende dhe Maqedonia është në vendin e 85 për sundimin e ligjit. Në këtë kuptim jemi kampion për më të mirët”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)