
Cramon: Të bllokosh ratifikimin që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm është e papranueshme

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon i ka bërë thirrje Dodikut që të mbajë fjalën e tij dhe ta ratifikojë marrëveshjen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Të bllokosh ratifikimin për ta parandaluar qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm është e papranueshme”, ka shkruar Von Cramon.
“I bëj thirrje Milorad Dodikut që ta mbajë fjalën dhe ta ratifikojë! Bllokada të tilla po e pengojnë rrugën drejt BE-së”, ka shkruar tutje Viola von Cramon.
Dje kreu i “Republika Srpskas”, Millorad Dodik ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksander vucic. Takimi i tyre ka ardhur menjëherë pas takimit të nivelit të lartë të ndodhur në Bruksel.
(Kosova Sot Online)