Kurti: Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë

  • A.P /
  • 01 March 2023 - 16:42
Kurti: Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë

Presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic pasi ky i fundit mbrëmë ka thënë se Serbia do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, i ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se kjo do të përbënte shkelje të nenit 4 të propozimit evropian.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka shkruar tutje se normalizimi i raporteve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim dhe thotë se mesa duket Serbia ka vendosur që të mos veprojë në një mënyrë të tillë

“Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim. Serbia me sa duket ka vendosur të mos e bëjë këtë”, ka shkruar kreu i Qeverisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)