Senatorët amerikanë përgëzojnë Serbinë dhe Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje të përkohshme

  • E.K /
  • 02 March 2023 - 07:49
Senatorët amerikanë përgëzojnë Serbinë dhe Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje të përkohshme

Senatorë amerikanë kanë përshëndetur zhvillimet e fundit në dialogun mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, gjatë takimit të së hënës në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Jeanne Shaheen, kryetar, dhe Pete Ricketts, anëtar i Rangut i Nënkomitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, thanë se dakordimi i arritur në Bruksel i hap rrugë Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkim Evropian.

Kësaj deklarate, i janë bashkëngjitur edhe senatorët tjerë amerikanë, si Thom Tillis, Chris Murphy, Ron Johnson dhe Chris Van Hollen.

“Ne i përgëzojmë qeveritë e Serbisë dhe Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje të përkohshme për normalizimin e marrëdhënieve. Ky është një moment i rëndësishëm për të dy vendet. Ky përparim mund të zhbllokojë mundësi të rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë, të cilat përfshijnë ndjekjen e anëtarësimit në BE dhe rritjen e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor dhe në mbarë botën”, thanë senatorët.

“Sidoqoftë, të dy liderët tani duhet të bashkohen dhe të arrijnë një marrëveshje për aneksin e zbatimit, i cili do të sigurojë një udhërrëfyes për normalizimin midis dy vendeve. Marrëveshja dhe aneksi i zbatimit kanë implikime të rëndësishme për rajonin më të gjerë – Ballkanin Perëndimor – ku ne e dimë se Putini po kërkon të minojë unitetin transatlantik dhe të zgjerojë ndikimin rus. Demokratët dhe republikanët në Senat janë të përkushtuar që të punojnë me qeveritë e Kosovës dhe Serbisë ndërsa finalizojnë aneksin e zbatimit dhe të avancojnë prioritetet që do të sjellin paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon”, potencohet në këtë letër.

(Kosova Sot Online)