Bylykbashi: Krimineli kthehet në skenën e krimit. Po shpreh momentet ku FBI e lidh me McGonigal

  • E.K /
  • 02 March 2023 - 11:55
Bylykbashi: Krimineli kthehet në skenën e krimit. Po shpreh momentet ku FBI e lidh me McGonigal

Nënkryetari i PD-së Oerd Bylykbashi ka reaguar pas fjalës së Edi Ramës në Parlament rreth 2 muaj pas skandalit që e lidh atë me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal dhe aktakuzën e ShBA ku kryeministri shqiptar përmendet plot 14 herë.

‘Lëreni të pandehurin publik Edi Rama të flasë dhe dëgjojeni me kujdes. Është shumë interesant sepse po shfaq pikat ku ka hall. Po shpreh atë që ka brenda në subkoshiencë për momentet ku e lidh FBI me McGonigal’, shkruan Bylykbashi në Facebook.

Postimi i plotë:

Lëreni të pandehurin publik Edi Rama të flasë dhe dëgjojeni me kujdes. Është shumë interesant sepse po shfaq pikat ku ka hall. Po shpreh atë që ka brenda në subkoshiencë për momentet ku e lidh FBI me McGonigal.

Për fat nuk ka as avokatët anash dhe as po i përmbahet asaj që i kanë shkruar ata me kujdes. Krimineli kthehet në skenën e krimit si gjuha tek dhëmbi i prishur.

(Kosova Sot Online)