Berisha: Rama mashtroi hapur, gjykata amerikane nuk gënjen

  • A.P /
  • 02 March 2023 - 14:19
Berisha: Rama mashtroi hapur, gjykata amerikane nuk gënjen

Gjatë fjalimit në Kuvend, kryeministri Edi Rama pranoi gjithçka shkruhet në aktakuzën amerikane, por vetëm te pjesa e hetimit kundër opozitës, tha se zyra e tij nuk e ka kërkuar nisjen e këtij hetimi.

“Edi Rama ka kryer së pari krimin e shëmtuar të rekrutimit me korrupsion të kryeagjentit. Më 9 shtator është takuar me McGonigal në zyrë. Kush ia solli? Duçka juaj. Gënjen ai.

Po çfarë është Duçka? Ai është njeriu që Rama e ka pajisur me pasaportë diplomatike, është zëvendësministri i Ramës që shkruante artikuj kundër gjykimit të Hagës për detin e Kinës Jugore, Duçka është njeriu që organizonte sponsorizimin prej qindra e mijëra dollarësh të ekspozitës së Ramës në Hong Kong.

Duçka është njeriu që solli McGonigal.

A ishte agjent rus McGonigal, këtë e ndan drejtësia e vendit të tij. Por ai ishte tradhtar i vendit të tij.

Edi Rama u miqësua aq shumë me të, sa kishte sekretin më të madh miqësinë me të, nuk e ndante as me shefin e shërbimeve, as me drejtorin e policisë, e ndante me Damianin, edhe me këto këtu...

Nuk është e vërtetë, thotë Edi Rama se nga zyra e kryeministrit u bë porosia për të hetuar lobimin e opozitës. Gjykata amerikane nuk gënjen. Ata disponojnë çdo gjë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Prandaj kryetari juaj është kufomë e pakallur politike.

Të blejë sa të dojë deklarata, të ardhme nuk ka.

Ne do e heqim atë, komisionin do e krijojmë. Komisioni është detyrim kushtetues.

A e dini ju sa biznesmenë janë gjobitur? E ka denoncuar Ylli Ndroqi publikisht, e kanë kërcënuar më pas Duçkat e tij.

Së fundmi, foli këto për shenjtorin Lou Bladel. Bladel e solli te Edi Rama, McGonigal.

Sokol Balla shkruante për Bladel se po kryeson grupin e investigimit të dosjeve të opozitës. Ja, pra si e përdori Ernst and Young për të mashtruar për opozitën.

Tani është koha e opozitës, opozita do transparencë. Asgjë nuk mund të na pengojë ne.

Më mirë të krijojmë komisionin. Ju e dëgjuat, nuk hodhi poshtë asnjë akuzë, nuk paraqiti dot asnjë fakt. Iku dhe nuk ia mbajti.

A e dini se deri në fund të vitit 2022, ka vazhduar ekipi Rama-McGonigal me gjobat ndaj biznesmenëve.

Akuzohen për ca punë të poshtra që kanë bërë në Kosovë, që do ua thotë komisioni. Ky komision ka rëndësi jetike, mos luani me fatin e vendit,” tha Berisha.

(Kosova Sot Online)