“Pas krimit, më ra sheqeri, bleva ujë në dyqan”, Dan Hutra: Fëmija që ishte në market më njohu, por nuk e vrava

  • E.K /
  • 02 March 2023 - 15:05
“Pas krimit, më ra sheqeri, bleva ujë në dyqan”, Dan Hutra: Fëmija që ishte në market më njohu, por nuk e vrava

Dan Hutra ka treguar planin për vrasjen e grave një ditë më parë në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka treguar se pas krimit të bërë, ai ka shkuar në një market për të blerë ujë, pasi i kishte rënë sheqeri. Atje ai pa në ekranin e televizorit foton e tij, që kishte dalë nga mediet, pasi ishte shpallur në kërkim.

Hutra tha se në market ndodhej edhe një fëmijë, i cili sipas tij si duket e kishte njohur atë nga fotoja që pa në televizor, por tha se nuk e vrau atë.

“Unë jam larguar më pas për në Kombinat, ku kisha planifikuar edhe një vrasje tjetër. Rrugës më ka rënë sheqeri dhe ndalova në një dyqan për të blerë ujë. Aty pashë që në televizor ishte fotoja ime, në një ekran. Fëmija që ishte në market më duket se më ka njohur, por unë nuk e vrava”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)