E tërhoqi zvarrë qenin e lidhur pas veture, arrestohet shoferi nga Kosova

  • A.P /
  • 02 March 2023 - 15:45
 E tërhoqi zvarrë qenin e lidhur pas veture, arrestohet shoferi nga Kosova

Të mërkurën në Shtime, një qen është tërhequr zvarrë nga një veturë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia e ka identifikuar personin që dyshohet se e ka tërhequr qenin zvarrë dhe të njëjtin e ka shoqëruar në polici.


Këtë e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

“Policia e stacionit në Shtime e ka indetifikuar automjetin dhe personin e dyshuar. Të njejtin e ka shoqeruar sot ne polici dhe po intervistohet. Ngjarja ka ndodhur dje ne ora 13:30”, tha Veseli.

 

(Kosova Sot Online)