22 vjet burg për vr'asjen e cila ndodhi në Prishtinë

  • A.P /
  • 03 March 2023 - 17:05
22 vjet burg për vr'asjen e cila ndodhi në Prishtinë

Ndaj të akuzuarit Besnik Shkodra, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke e dënuar me dëninm unik prej 22 vitesh burgim, për vrasjen e Abit Jasharit, në shkurt të 2019-ës në Prishtinë, ndërsa Baki Shkodriqi u lirua nga akuzar për shtytje në vrasje.

Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve, u shpall të premten nga kryetari i trupit gjykues, Kushtrim Shyti.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Besnik Shkodra për veprën penale “Vrasje e rëndë” u dënua me 21 vite burgim, ndërsa për armëmbajtje pa leje me 2 vite burgim. Ndaj tij, u shqiptua dënim unik prej 22 vitesh burgim.

Ndërsa, i akuzuari Baki Shkodriqi (babai i të akuzuarit Besnik), u lirua nga akuza pasi nuk është vërtetuar se i njëjti ka kryer veprën penale që i vihej në barrë.

Sipas këtij aktgjykimi, i akuzuari Besnik Shkodra obligohet që të paguajë shpenzimet procedurale dhe atë shumën prej 200 euro për paushallin gjyqësor dhe 50 euro tjera për fondin e kompensimit të viktimave të krimit dhe 450 euro për ekspertizën e Institutit të Psikiatrisë Forenzike.

Po ashtu, sipas aktgjykimit, konfiskohet revolja M-70 dhe do të urdhërohet Policia e Kosovës të bëjë shkatërrimin e saj.

Sipas aktakuzës së ngritur më 22 shtator 2020, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Besnik Shkodra akuzohej se më 27 shkurt 2019, në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje të mëhershme në mes të tij dhe tani të ndjerit Abit Jashari, në ditën kritike, derisa i ndjeri ishte duke u kyçur në rrugën “Haxhi Zeka” me veturën e tij të llojit “Opel Omega”, ishte i ndalur në atë rrugë me veturën “Citroen C4”, saktësisht para lokalit të quajtur “Top Market”.

(Kosova Sot Online)