Bëhuni gati: Rryma në Kosovë do të shtrenjtohet edhe për 14%

  • A.P /
  • 03 March 2023 - 22:04
Bëhuni gati: Rryma në Kosovë do të shtrenjtohet edhe për 14%

E lumtur se qytetarët kursyen energjinë elektrike, u shpreh vetëm pak ditë më parë Artane Rizvanolli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E kjo në mënyrë indirekte mund të ketë ngjallë një ide tek qytetarët se mund të ketë zbritje te çmimit.

E lirim jo se jo, por se do te ketë shtrenjtim, këtë e konfirmon ZRRE.

Kjo nuk po iu duket shumë befasuese eksperteve të energjisë.

Vezir Rexhepi thotë se një vendim i tillë ka pasur të merret qysh në dhjetor të vitit të kaluar.

Madje kjo ka qene e pamundshme te evitohet pasi që do ta dërgonte KESCO-n drejt falimentimit sipas Rexhepit.

Derisa kjo po iu duket normale eksperteve, qytetaret kane ankesa te mëdha për këtë shtrenjtim te paralajmëruar.

Kujtojmë se ngritja e çmimeve të faturave të rrymës kishte shkaktuar reagime të shumta edhe gjatë vitit të kaluar, kur Kosova, sikur shumë vende të botës po kalonte nëpër një krizë energjetike.

(Kosova Sot Online)