Presidentit amerikan i largohet nga trupi një ind kancerogjen

  • S.A /
  • 04 March 2023 - 08:35
Presidentit amerikan i largohet nga trupi një ind kancerogjen

Një ind i lëkurës i hequr nga gjoksi i presidentit Joe Biden muajin e kaluar ishte karcinoma e qelizave bazale – një formë e zakonshme e kancerit të lëkurës – tha mjeku i tij të premten, duke shtuar se nuk kërkohej trajtim i mëtejshëm, transmeton "Kosova Sot Online".

Dr. Kevin O’Connor, mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i cili ka shërbyer si mjek për një kohë të gjatë i Biden, tha se “i gjithë indi kanceroz u hoq me sukses”.

Joe Biden, 80 vjeç, u konsiderua nga Dr. O’Connor si “i ishëndetshëm, i fuqishëm” dhe “i aftë” për të përballuar përgjegjësitë e tij në Shtëpinë e Bardhë gjatë atij kontrolli fizik, i cili vjen pasi ai është disa javë larg nisjes së një oferte të pritshme për rizgjedhje në vitin 2024.

(Kosova Sot Online )