Sali Berisha në kryesinë e PD-s pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Demokratët janë të pamposhtuar, Ramën e ka kapur tmerri

  • S.A /
  • 04 March 2023 - 12:54
Sali Berisha në kryesinë e PD-s pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Demokratët janë të pamposhtuar, Ramën e ka kapur tmerri

Gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së, Berisha theksoi se me këtë vendim të GJK-së, Rama tregoi se e ka kapur tmerri për zgjedhjet e 14 majit, transmeton "Kosova Sot Online"

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese ditën e djeshme për vulën e PD-së.

Gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së, Berisha theksoi se me këtë vendim të GJK-së, Rama tregoi se e ka kapur tmerri për zgjedhjet e 14 majit. Sipas tij, zgjedhjet do të tregojnë se demokratët janë të pamposhtur.  

"E thirrëm këtë mbledhje për të diskutuar lidhur me vendimin e fundit të Edi Ramës, për të bllokuar regjistrimin er PD në zgjedhje e pas Bravës të marrë për vete dhe Lul Bashën, vulën e kësaj partie. Ky moment, është dëshmia më flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Edi Ramën, mafien shqiptare të tij por e vërteta është dhe segmentet e mafies ndërkombëtare. Ata e shohin se demokratët janë të pamposhtuar, ata u përpoqën t’i japin PD-së goditje fatale duke i mbajtur një kufomë politike e peng politik në krye të saj që e akuzonin publikisht dhe ligjërisht si një kukull të financuar nga rusët dhe sipas tyre, sipas Ramës, ky ishte i përshtatshëm për të drejtuar forcën kryesore politike opozitare. Ky është paradoksi më i madh, jo për Ramën, Rama ka origjinë xhelatërish ndaj pluralizmit dhe kundërshtarit politik," tha Berisha.

(Kosova Sot Online )