
Përplasja e trenave, 26-vjeçari u nis për t’i propozuar të dashurës, asnjë gjurmë nga ai

Dimitri Aslanidi, është një ndër viktimat e aksidentit tragjik mes trenave në Greqi, transmeton "Kosova Sot Online".
Babai i tij ka treguar se 26-vjeçari kishte hipur në tren për të shkuar në Athinë për t’i propozuar të dashurës së tij dhe që atëherë nuk ka asnjë shenjë nga ai.
“Dimitris kërkon drejtësi. Dhe shoku i tij Sotiris dhe të gjithë fëmijët. Ne do ta çojmë deri në fund, që përgjegjësitë t’i caktohen jo vetëm shefit të stacionit, por të gjithë të përfshirëve”, tha Pavlos Aslanidis.
(Kosova Sot Online)