Flamuri shqiptar ulet në gjysmë shtizë

  • A.P /
  • 05 March 2023 - 09:18
Flamuri shqiptar ulet në gjysmë shtizë

Flamuri shqiptar është ulur sot në gjysmë shtizë në nderim të viktimave që humbën jetën në tragjedinë që ndodhi në Tempe, më afërsi të Larisës, ku pas përplasjes së dy trenave humbën jetën 57 persona, ndërsa mes viktimave janë edhe 4 shqiptarë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjithashtu pesë 5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në kushte spitalore. 

(Kosova Sot Online)