Ja kush nuk pajtohet me politikat e Nagavcit për arsimin

  • A.P /
  • 05 March 2023 - 12:03
Ja kush nuk pajtohet me politikat e Nagavcit për arsimin

Mospajtimin e tij me politikat e ndërmarra për arsimin e lartë nga Ministria e Arsimit, i ka shprehur deputeti Ardian Gola nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Ajo çfarë, ndoshta në Kosovë ka ndodh edhe nuk po mundet me u çkapë shumë, por për këtë duhet kohë me kalu, është që ne nominalisht jemi republikë parlamentare por në praktikë unë e shoh që ekzekutivi ka një rol jashtëzakonisht të madh. Si sistem është pak i deformuar. Por përtej kësaj, unë si sociolog e kam zgjidhë këtë çështje me një formulë. Vota është përcaktuese edhe në akademi e lëre më në politikë. Ka shumë çështje me të cilat unë nuk pajtohem, sidomos, specifikisht për arsimin e lartë. Unë nuk pajtohem! Ia kam bërë të qartë edhe ministres Nagavci; ka bërë shumë gjëra të mira, mendoj unë, tepër pozitive në arsimin para universitar, por në arsimin e lartë unë nuk e ndaj qasjen e saj. Ia kam bërë me dije edhe ne grup parlamentar edhe në komunikimin privat, për mënyrën se si i delegon disa kompetenca për shembull: në Agjencinë e Akreditimit, mënyra se si është kërku verifikimi i thirrjeve akademike universitare të profesorëve, më pastaj kërkesa që ka ardhë nga Ministria e Drejtësisë që profesorët me deklaru pasurinë. Pra, në këto qasje unë absolutisht e kam nda votën në grup parlamentar”, ka theksuar Gola.

(Kosova Sot Online)