Mësuesi e nxënësi bëhen 'llom' mes vete në një shkollë

  • A.P /
  • 05 March 2023 - 12:35
Mësuesi e nxënësi bëhen 'llom' mes vete në një shkollë

 Raportohet se në shkollën teknike në Smederevë të Serbisë, një mësues dhe një nxënës janë rrahur mes vete, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Incidenti ndodhi të hënën, ndërsa pamjet e dh'unës janë publikuar.

Siç raportohet nga mediat në Serbi, mësuesi fillimisht ka tentuar t’ia marrë telefonin nxënësit.

Më pas filloi përleshja, që zgjat disa sekonda. Nxënësi arriti t’ia merrte telefonin mësuesit dhe më pas doli nga klasa.

(Kosova Sot Online)