Policët sulmohen me molotov, shkatërrohen bizneset në qendër

  • A.P /
  • 05 March 2023 - 14:55
Policët sulmohen me molotov, shkatërrohen bizneset në qendër

Tensione kanë shpërthyer sot gjatë protestës në qendër të Athinës për tragjedinë e ndodhur të martën në afërsi të Larisës, ku si pasojë e përplasjes së trenave, humbën jetën të paktën 57 persona, mes tyre 6 shqiptarë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Qytetarët u mblodhën në orën 10:00, por vetëm pak më vonë kanë nisur episodet e para të incidenteve.

Siç shihet nga pamjet nga zona e Sintagmës, grupe personash me kapuç që ishin në protestë, sulmuan policët e armatosur me bomba molotovi. Po ashtu ata kanë shkatërruar edhe karrige dhe tavolina të lokale që ndodheshin pranë, apo objekte të tjera.

Image


(Kosova Sot Online)