Konrad: Mungesa e normalizimit të marrëdhënieve Prishtinë - Beograd po bllokon shumë kapacitete

  • A.P /
  • 06 March 2023 - 18:40
Konrad: Mungesa e normalizimit të marrëdhënieve  Prishtinë - Beograd po bllokon shumë kapacitete

Bashkimi Evropian është i hapur ndaj Serbisë, ka deklaruar ambasadorja gjermane në Beograd, Anke Konrad, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo theksoi se mungesa e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po bllokon shumë kapacitete në vend.

 Sipas saj duhet përqendrim në sfidat përpara dhe se procesi i normalizimit duhet të vazhdojë sa më shpejtë.

“Sapo të ndodhë kjo, do të ketë më shumë potencial dhe një rrugë më të shpejtë drejt BE-së”.

E pyetur se cilat janë pritjet minimale nga Serbia për takimin e radhës në kuadër të dialogut dhe cilat janë pasojat nëse asgjë nuk ndryshon deri atëherë, Konrad tha se pasojat janë të diskutueshme dhe se kur bëhet fjalë ;ër Kosovën, nuk ka zgjidhje të menjëhershme për problemin në mes dy vendeve.

(Kosova Sot Online)