Pse Spanja ende nuk e ka njohur Kosovën?

  • A.P /
  • 06 March 2023 - 20:00
Pse Spanja ende nuk e ka njohur Kosovën?

Edhe pse tha se është koha që të bëhen përpjekjet përfundimtare që të zgjidhen mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, Spanja vazhdon të mos e ndryshojë pozicionin e saj sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Është koha që të bëhen përpjekje përfundimtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, tha Elena Aljarilla Cortezón, këshilltare për komunikimin në Ministrinë për Çështje të Jashtme të Spanjës.

Spanja është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e njeh pavarësinë që Kosova shpalli më 2008.

(Kosova Sot Online)