Biden gati sa nuk rrëzohet ndërsa ngjitet shkallëve

  • A.P /
  • 06 March 2023 - 21:00
Biden gati sa nuk rrëzohet ndërsa ngjitet shkallëve

Telashet me shkallët e avionit duket se nuk kanë fund për presidentin amerikan Joe Biden.

80-vjeçari për pak sa nuk u rrëzua ndërsa po ngjitej shkallëve për t’u futur në aeroplanin presidencial të njohur si Air Force One dhe natyrisht se edhe kësaj radhe kjo nuk i shpëtoi objektivit të kamerave, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lideri amerikan nuk ishte i shoqëruar nga pjesëtarët e Shërbimit Sekret e as nga Zonja e Parë, pavarësisht distancës së madhe mes shkallëve, kurse incidenti ndodhi derisa po bëhej gati të largohej nga baza ajrore Maxwell në Montgomery të Alabama.


(Kosova Sot Online)