Gjakovarja dyshon se pastruesja ia vodhi stolitë e arit në vlerë prej 15 mijë euro në shtëpi

  • E.K /
  • 07 March 2023 - 08:21
Gjakovarja dyshon se pastruesja ia vodhi stolitë e arit në vlerë prej 15 mijë euro në shtëpi

Një grua në Gjakovë e ka raportuar në polici vjedhjen e stolive të arit, “Kosova Sot Online”.

Ankuesja ka dyshuar se vjedhjen e ka kryer pastruesja e shtëpisë.

Policia ka njoftuar se është arrestuar një grua.

“Në rrugën “Ilir Sopa” në Gjakovë me datën 2 mars ka ndodh një vjedhje e rëndë, ankuesja ka raportu se në shtëpinë e saj i është marrë një sasi e arit, vlerë relativisht e lartë, rasti është duke u hetuar në konsultim me prokurorin e shtetit si “vjedhje e rëndë”. Lidhur me rastin është arrestu një person i gjinisë femër, e moshës madhore, e njëjta është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë rajonale të Gjakovës.

(Kosova Sot Online)