
Prishtinë: Arrestohet një grua në një lokal masazhi

Policia ka njoftuar se në një lokal masazhi në Prishtinë është arrestuar një grua, shkruan “Kosova Sot Online”.
Në këtë lokal janë gjetur dhe sekuestruar një telefon dhe tridhjetë e pesë euro.
E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
MUNDËSIM APO DETYRIM NË PROSTITUCION & OFRIM I LOKALEVE PËR PROSTITUCION/Prishtinë 06.03.2023 – 18:30. Në një lokal masazhi është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se ka kryer veprën e lartë cekur. Janë gjetur dhe sekuestruar një telefon dhe tridhjetë e pesë (35) €. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.
(Kosova Sot Online)