Vdes në burg shqiptari i dënuar

  • A.P /
  • 07 March 2023 - 16:44
Vdes në burg shqiptari i dënuar

Edmond Batra alias (Edi) Mond Batra, i dënuar me burgim të përjetshëm për grabitjen me armë në dy raste me pasojë vrasjen e kambistit, Lulash Kroni dhe muzikantit Marian Trepçi, ka humbur jetën në burgun e sigurisë së lartë më Peqin ku vijonte të vuante dënimin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mësohet se Batra ka qenë në ajrim me të burgosurit e tjerë kur nuk është ndjerë mirë dhe pavarësisht ndihmë së shpejt nuk ka mundur të mbijetojë dhe shkak dyshohet të jetë bërë infrakti.

Burime nga burgjet bëjnë me dije se më herët Batra nuk ka shfaqur probleme shëndetësore.

Rezulton se Batra është arrestuar në vitin 1997 për akuzën e grabitjes me armë në dy raste me pasojë ekzekutimin e kambistit, Lulash Kroni dhe muzikantit Marian Trepçi. Pikërisht për këto 2 krime të rënda, Batra është dënuar nga gjykata e Apelit Tiranë me burgim të përjetshëm.

Deri në fund të muajit Janar 2020, rezulton se Edmond Batra kishte kryer 23 vite e 1 muaj burgim. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1997 në qytetin e Shkodrës, ku Edmond Batra ka hyrë në banesën e komshiut të tij, për ta grabitur.

(Kosova Sot Online)