
Ganimete Musliu: Nuk e dua një kryeministër rrugaç

Shumë kritika për kryeministrin Albin Kurti, sonte pati deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ajo madje tha se nuk e do një kryeministër që ka pasur sjellje të ashpra sa ishte në opozitë, duke e quajtur kështu edhe “rrugaç”.
“Ta krahasojmë një njeri që plagos policinë, djeg institucionet, që e rreh ambasadoren amerikane, e grushton, me Albinin sot si kryeministër i cili ka harruar që i ka akuzuar më herët kryeministrat se pse kanë vendosur kravata, pse kanë shëtitur me xhipa, pse kanë pasur truproje të gjitha këto elemente kanë pjesë e protokollit, unë nuk dua që Albin Kurtin ta kem kryeministër me ato sjellje që i ka pasur si opozitar, se unë nuk e dua një kryeministër rrugaç për shtetin tim”, është shprehur Musliu.
(Kosova Sot Online)