Qytetarët e shqetësuar ndaj helmimeve të qenve endacakë

  • A.P /
  • 08 March 2023 - 14:00
Qytetarët e shqetësuar ndaj helmimeve të qenve endacakë

Qentë endacak janë të shumtë në numër në Mitrovicë të Veriut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

E për t’i asgjësuar ata, raportohet se dikush pati një plan.

Madje dyshohet se kjo ndodhi përmes një metode të jashtëligjshme.

Sipas postimeve të shoqatës në fjalë, kështu dukej helmi që po u jepej atyre.

E në afërsi të shkollës “Branko Radiqeviq” pati qen të ngordhur gjatë ditëve të fundjavës.

Por gjatë së martës ata nuk ndodheshin më aty.

Qytetarët janë të shqetësuar me krejt këto ngjarje.

Marijana Andjelkoviq thotë se këto veprime janë të papranueshme.

Se qentë nuk duhet të lëshohen nëpër rrugë thotë një qytetar tjetër në Mitrovicën e Veriut.

Për këto raste është në dijeni edhe Policia Rajonale në Mitrovicë të Veriut.

Zëvendësdrejtori Besim Hoti thotë se nuk është hapur rast pasi askush nuk ka raportuar zyrtarisht në Polici.

Ndaj qytetarëve të këtij rajoni po kërkohet kujdes i shtuar në mënyrë që të mos kenë kontakt me helmin që ishte vendosur rrugëve.


(Kosova Sot Online)