Haliti: Tetë pika janë në favor të Kosovës, dy për Serbinë

  • E.K /
  • 08 March 2023 - 07:53
Haliti: Tetë pika janë në favor të Kosovës, dy për Serbinë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka folur për planin franko-gjerman, ku ka thënë se tetë pika janë në favor të Kosovë dhe dy për Serbinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Do të vijë momenti kur do të thonë ‘ose merre, ose leje’. Unë hallin e kam te statuti i Asociacionit dhe si do ta zgjidhim”, tha ai sonte.

Haliti tha se Serbia nuk e nënshkruan këtë plan, pasi ‘loja e tyre është që Kosova mos ta firmosë atë”.

“Unë mendoj se ata nuk e nënshkruajnë. Loja është me na shti neve mos me nënshkru. Ata e kanë vështirë”, theksoi Haliti.

(Kosova Sot Online)