Kjo është fotografia e serbit që u arrestua për krime lufte në Kamenicë

  • E.K /
  • 08 March 2023 - 12:28
Kjo është fotografia e serbit që u arrestua për krime lufte në Kamenicë

Një serb është arrestuar, pasi dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka bërë të ditur se personi i arrestuar është Zlatko Arsiç.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, ai dyshohet se se në mars të vitit 1999, në stacionin policor në Kamenicë, si person zyrtar, së bashku edhe me policë të tjerë serbë, fillimisht kishin rrahur “me shufra gome dhe shqelma” dhe më pas kishin torturuar “në mënyrë çnjerëzore” të dëmtuarin me iniciale B.M.

Po ashtu, ai dyshohet se në periudhën shkurt-mars 1999, ka marrë pjesë në “dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës me rrethinë, pastaj ka filluara të bëjë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve, ai ka vënë zjarrin, si dhe ka marrë pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë”.

(Kosova Sot Online)