Mbi 60 mijë njerëz protestuan në Greqi për menaxhimin e keq të sistemit të transportit

  • A.P /
  • 08 March 2023 - 20:27
Mbi 60 mijë njerëz protestuan në Greqi për menaxhimin e keq të sistemit të transportit

Mbi 60 mijë njerëz protestuan në qytetet kryesore të Greqisë kundër autoriteteve për menaxhimin e keq të sistemit të transportit.

Zemërata e tyre u furnizua kryesisht nga tragjedia e 28 shkurtit, kur në Larisa u përplasën dy trena duke u marrë jetën 57 personave. Protestuesve u janë bashkuar dhe punonjësit në greva, që thonë se thonë se fajin e kanë vitet e neglizhencës, investimeve të pamjaftueshme dhe personelit të pamjaftueshëm – një trashëgimi e krizës së borxhit dhjetëvjeçar të Greqisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në Athinë nuk munguan dhe momentet e tensionit, me protestuesit që lëshuan bomba Molotov në drejtim të forcave të rendit, përballë godinës së parlamentit. Policët reaguan duke lëshuar gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën.

28 manifestues janë ndaluar, 7 prej të cilëve janë arrestuar. Kjo ishte vala e protestave më e madhe ndonjëherë që kabineti i kryeministrit Kyriakos MItsotakis është përballur që prej zgjedhjes në vitin 2019.

Qeveria konservatore, e cila kishte planifikuar të shpallte zgjedhjet parlamentare në javët e ardhshme, premtoi të mërkurën se do të rregullonte sistemin problematik hekurudhor.


(Kosova Sot Online)